Gabigol ishte një prej afrimeve të bujshme të Interit në vitin 2016 atje ku zikaltërit shpenzuan rreth 30 milionë euro për të blerë kartonin e tij. Shumë pritej nga ky sulmues që erdhi si një talent me potencial të jashtëzakonshëm, por duke zhgënjyer tërësisht në Seria A. Tashmë Gabriel Barbosa është pjesë e Flamengos në Brazil, atje ku ka rënë në kryeqendër të vëmendjes mediatike pas një skandali.
Në mesin e pandemisë dhe kur shteti ka vendosur ligje të forta për mbylljen e vendit, Gabigoli ishte duke luajtur në një kazino të paligjshme dhe ku ishin grumbulluar rreth 200 persona. Policia ka marrë aksionin e befasishëm dhe tanimë sulmuesi brazilian rrezikon një dënim të rëndë me burg. /Sport Ekspres/
DESRESPEITO TOTAL PELA VIDA ! Em plena Pandemia o jogador Gabigol e Mc Gui são detidos pela polícia em operação que fechou cassino clandestino, além dos dois, cerca de 200 pessoas estavam no local, o deputado Alexandre Frota acompanhou a operação. pic.twitter.com/fZL5Frk756
— Tver (@tveroficial) March 14, 2021