VIDEO/ E kush do ta mendonte se do të vinte kjo ditë? Jurgen Klop mund të shkarkohet, Liverpulin e shkatërron edhe Wolves me…autogola

E kush do ta mendonte se do të vinte një ditë që edhe pozita e Jurgen Klop të vendosej në pikëpyetje te Liverpuli? Pas shumë sukseseve të arritura me këtë ekip, ky sezon është më i tmerrshmi për trajnerin gjerman. Në pesë ndeshjet e fundit Liverpuli numëron 3 humbje.

Një goditje ka ardhur edhe në përballjen e sotme teksa Wolves e ka mundur me shifrat 3-0 falë dy autogolave nga Matip dhe Trent Arnold. Kështu ekipi i Klop ndodhet në vendin e 10 me 29 pikë të grumbulluara pas 20 ndeshjeve. Mediat britanike kanë aluduar se do të diskutohet edhe për shkarkimin e mundshëm të Klopp. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online