“Më kujtohet Cana, Qazim Laçi luan me zemër”! Legjenda e Francës flet për Shqipërinë: Zgjedhje e duhur, Silvinjo do ju dërgojë në Europian ose Botëror

Christian Karembeu është një prej atyre futbollistëve që mbesin në kujtimet e tifozëve për shkak të suksesit dhe trofeve të fituara në karrierë. Më parë me Realin e Madridit dhe me Kombëtaren e Francës, Karembeu ka arritur që të fitojë edhe Botërorin. Ky ishte njeriu i deleguar nga UEFA për të ndjekur nga afër eventin që organizoi FSHF për më të mirët e këtij viti në futbollin shqiptar.

Në një intervistë për “Ora News” me Altin Sulçen, Karembeu foli edhe për Shqipërinë. Në fakt, njihte jo pak sa i përket futbollistëve tonë. Sigurisht që kur bëhet fjalë për Francën, nuk kishte sesi të mos e njihte Lorik Canën. Por Karembeu kishte parë më herët edhe Qazim Laçin te Olimpiakosi dhe ndeshjen e Shqipërinë në Europianin e Francës ndaj Zvicrës. Kur diskutohet për trajnerin Silvinjo ka vetëm përgëzime për zgjedhjen e bërë nga Shqipëria.

“UEFA më dërgoi në Shqipëri që ta përfaqësoj për ndarjen e çmimeve të lojtarëve më të mirë të vendit tuaj. Duhej të ishte dikush dhe më dërguan mua këtu. Eventi ishte i mrekullueshëm, organizimi më pëlqeu. Është hera e parë që vi në Shqipëri. Unë kam shkuar gjithandej me Kombëtaren e Francës, por nuk kam ardhur ndonjëherë këtu. Më kanë folur për kombin shqiptar dhe Tiranën. Kur isha në Francë, Lorik Cana ka qenë shumë i njohur. Kam parë në Europianin e Francës ndeshje Zvicër-Shqipëri dhe ishte interesante pasi kishte lojtarë shqiptarë në të dy ekipet. Kam parë Sadikun, Muratin.

Kam parë edhe Qazim Lacin te Olimpiakosin kur u zhvillua si lojtar, se ishte shumë i ri atëherë. Më pëlqen ai djalë se ka zemër dhe mendje në futboll. Armand Duka po punon me gjeneratën e re për të rritur futbollistët e së ardhmes. Këtë e kemi bërë 40 vite më para në Francë, i kemi hedhur sytë nga akademia dhe sot kemi nxjerrë shumë lojtarë. Investimet i japin frytet në vitet e ardhshme. E takova presidentin Duka dhe trajnerin Sylvinho. Keni bërë mirë që i keni besuar këtij trajneri, ai di shumë nga futbolli dhe me idetë e tij do ta dërgojë Shqipërinë në Europian ose Botëror”, tha Karembeu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online