VIDEO/ E kërkoi golin me çdo kusht ndaj Juventusit, shihni protagonizmin e dirigjentit Uzuni

Myrto Uzuni u rikthye menjëherë me ekipin e Ferencvarosh për të debutuar në “Champions League” kundër Juventusit, duke u aktivizuar në minutën e 80 të takimit. Historia e përballjes ishte vendosur pasi Ferencvaroshi po humbiste në shifrat 0-3, ndërsa skuadra hungareze nuk po gjente as golin e nderit kundër kampionëve të Italisë.

Megjithatë me vetëm 10 minuta në fushën e lojës, dirigjenti Uzuni tregon menjëherë vlerat e tij. Në golin e vetëm të nderit topi ka ardhur disi me fat prej tij te Frank Boli, i cili e dërgoi topin në rrjetë. Por që në fillimin e këtij aksioni sulmues shihet sesi Uzuni ndërron lojën me sukses dhe saktësinë e madhe që ka në dërgimin e topave të gjatë, për të prishur disi rreshtimin e kundërshtarit.

Pas dështimit të tentativës së parë nga ana e Boli, Uzuni ka kërkuar me ngulm pasimin për ta dërguar vetë topin në rrjetë. Një realizim ky që do të ishte historik në karrierën e futbollistit të Shqipërisë, por që nga ana tjetër do të shërbente edhe si ilaçi më i mirë pas gjithë kësaj periudhe që ka qëndruar jashtë fushës së blertë për shkakun e pandemisë. Në programin “Sofascore” që i vlerëson futbollistët në bazë të statistikave, Uzuni shpallet si më i miri te Ferencvarosh, megjithëse kishte vetëm 10 minuta në fushën e lojës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online