VIDEO/ Morata dhe portieri kundërshtar i japin fitoren Juves, goli i nderit kalon edhe nga… Uzuni

Ferencvarosh nuk ka mundur të përballojë dot një emër të madh si Juventusi. Bardhezinjtë kanë mposhtur me rezultatin e thellë 1-4 kampionët e Hungarisë mbrëmjen e sotme. Këtë herë makthet e VAR-it kanë marrë fund për Alvaro Moratën dhe asgjë nuk mund t’ja prishte festën. Që në minutën e 7 spanjolli zhbllokon rezultatin, ndërsa në pjesën e dytë do të ishte po ai që do të tundte rrjetën me një gol mjaft të bukur.

Ndërkohë sa i përket dy golave të tjerë meritat i shkojnë të gjitha Ferencvaroshit. Një pasim i kthyer pas për te portieri rezulton një asist për Dibalën, që me bortën bosh nuk mund të mos shënonte. Edhe goli i katërt mban firmën e Dibalës, teksa një pasim i kthyer pas shkon përsëri keq, me portierin që nuk mundi ta largonte topin nga zona e tij.

Minuta në këtë sfidë pati edhe për Myrto Uzunin, i cili hyn në fushë në minutën e 80 dhe kishte shansin të ndëshkonte Juventusin. Kur kronometri shënonte 90 minuta, Ferencvarosh shënon golin e nderit, që kalon edhe nga këmbët e Uzunit. Talenti i Kombëtares kuqezi kërkon një top në zonë, por në momentin e kthesës për të goditur portën e Sheznit, sfera shkon si një asist në zotërim të Bolit. Goditja e parë e këtij të fundit ndalet nga portieri polak, por në tentativën e dytë nuk gabon dhe e ndal topin në rrjetë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/JuveFCid/status/1324108593088524289

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online