VIDEO/ E harrojnë pozitën e vështirë për Champions, Bonuçi merr trofeun në dhomat e zhveshjes

?Juventus-Atalanta ishte një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, ku në fund jshin bardhezinjtë ata që dolën fitimtarë dhe ngritën trofeun e “Kupës së Italisë”. Ky triumf e zbehu pak dështimin e skuadrës bardhezi që të mbronte titullin kampion, pas një dominimi absolut prej 9 vitesh.

Në fundjavë, Juventusi luan fatin e saj të kualifikimit në Uefa Champions League, ku pjesëmarrja e saj varet direkt nga parqitjet e Napolit dhe Milanit. Megjithatë, në dhomat e zhveshjes duket se lojtarët e Juves e kishin harruar për një moment frikën e te dielës. Mbrojtësi italian, Leonardo Bonnuci mori trofeun e Kupës së Italisë dhe vrapoi tek dhomat e zhveshjes për të festuar trofeun duke kërcyer dhe kënduar në kor frazën “Kampionë, kampionë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online