“Le të mos bëjmë shaka, ishte faull”! Gasperini flet për arbitrimin dhe golin e parë të Juventusit: Na mungon edhe një penallti

Trajneri i Atalantës, Gasperini, ka humbur në finalen e Kupës së Italisë kundër Juventusit. Bardhezinjtë do të fitonin në shifrat 1-2 ndërsa shumë polemika kishte për golin e parë të bardhezinjëve. Aksioni i golit do të niste nga ndërhyrja e ashpër e Kuadrados ndaj lojtarit të Atalantës teksa pasi i heq fillimisht topin kundërshtarit, gjen këmbët e Gonsens. Por arbitri nuk ka denjuar që ta shoh këtë moment në VAR. Kur pyetet në lidhje me këtë moment, Gasperini nuk ka asnjë dyshim se bëhet fjalë për faull në favor të Atalantës. Gjithashtu për trajnerin e ekipit nga Bergamo mungon edhe një penallti pas kontaktit të Rabiot me Pesina.

“Ka pak zhgënjim. Ne nuk ishim me fat në episodet. Në golin e parë dhe penalltinë që nuk u dha me Pesinan. Në pjesën e dytë kemi rënë pak dhe erdhi goli i dytë që ndryshoi gjithçka, duke mos na dhënë fuqinë për të reaguar. Ndërhyrja e Rabiot ndaj Pesina? Ndërhyrja e Rabiot ndikoi shumë te lojtari ynë që të rrëzohej, madje edhe nga mënyra sesi u rrëzua Pesina mund të kuptohet.

Nuk mund të jemi të kënaqur me arbitrimin, por kështu është kur vendimet janë për ekipin kundërshtar në favor. Rasti i golit të parë të Juventusit? Absolutisht, kjo është një faull, le të mos bëjmë shaka tani. Hyrja e Cuadrado është shumë e gabuar. Duhet ta shohim edhe një protokollin për rastet e tilla se nuk e kemi të qartë”, ka thënë Gasperini. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online