VIDEO/ E frikshme! Lojtari i Romës ndien dhimbje në gjoks dhe në Itali flitet për sulm në zemër, ndërpritet menjëherë ndeshja e Serisë A

Një tjetër rast i frikshëm vjen nga Seria A këtë herë. Bëhet fjalë pikërisht për sulmet në zemër, që për fatin e keq janë shtuar ndjeshëm si raste në futbollin e luajtur. Këtë herë skena e tmerrshme ndodhi në ndeshjen mes Udinese dhe Romës.

Lojtari i Romës Evan N’Dicka kishte një dhimbje në gjoks dhe u shtri menjëherë në fushë. Sipas mediave italiane flitet për një sulm në zemër, ndërsa menjëherë kanë ndërhyrë menjëherë me defibrilatorin. Mbrojtësi u largua më vonë me barelë dhe ishte i vetëdijshëm. /Sport Ekspres/