“Sot ia dhuruam golat Dinamos”, Deliallisi nuk dorëzohet: Matematika na mban në lojë, do të lu.ftojmë deri në fund

Java e 31-të e “Abissnet Superiore”-s është mbyllur me fitoren e Dinamos. Nëndetësja blu ka mposhtur Erzenin me rezultatin 2-0. Dinamovitët shënuan nga një gol në secilën pjesë ndaj shijakasve. Denison Silva zhbllokoi rezultatin në minutën e 19, ndërsa në të 72-tën ishte Kaçorri ai që vulosi rezultatin përfundimtar në 2-0.

Dinamo ndez kështu garën për vendin e 4-t, të cilin e rimori me 3-pikëshin e fituar sot. Skuadra e Mehmetit i shpall lu.ftë Tiranës për  biletën që do t’i dërgojë në “final four”. Më poshtë mund të ndiqni intervistat e trajnerëve për emisionin “Skaner Superiore” në “MCN TV”.

Deliallisi (Erzeni): “Dihej rëndësia e ndeshjes. Ne nuk kishim se çfarë të humbimin, pasi vetëm fitorja na bënte punë. Më vjen keq se sa thjeshtë i pësojmë golat. Pësojmë me gjysmë rasti. Ia dhuruam golat kundërshtarit. Përderisa matematika na mban në lojë, ne do të luftojmë. Nuk kemi përse të dorëzohemi. Janë edhe 15 pikë në lojë, diferenca është 6 pikë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/