Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, të ftuarit kanë bërë parashikimin e tyre për mënyrën sesi pritet të mbyllet Superiorja. Pjesë e ekipit të këtij emisioni është edhe Sulejman Starova, që njëkohësisht është drejtori i Teutës.
Sigurisht që në parashikimin e bërë është Teuta që shpallet kampione e Superiores. Starova është shprehur se llogaritë i ka kryer në 1 minutë, por duke iu ruajtur llogjikës. Teksa tregon llogaritë sesi do të dalë Teuta kampion, Starova ishte i vetmi në studio që nuk e parashikoi Partizanin si fitues të kampionatit. /Sport Ekspres/