VIDEO/ Dyndje gjermane në rrugët e Barcelonës, 30 mijë tifozë të Frankfurtit e kthejnë “Kamp Noun“ si shtëpinë e tyre

Barcelona dhe Ajntrakti i Frankfurtit luajnë sot në orën 21:00 aktin e dytë të çerekfinales në Europa Ligë. Klubi gjerman kërkon befasinë e madhe pas barazimit 1-1 në duelin e parë mes tyre, për këtë arsye tifozët janë dyndur në rrugët e Barcelonës për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Rreth 30 mijë tifozë kanë “pushtuar“ rrugët dhe i janë drejtuar stadiumit “Kamp Nou“, të cilin sot dëshirojnë ta kthejnë si shtëpinë e tyre. Mbrëmja e sotme premton një sfidë të zjarrtë, që pritet të argëtojë të gjithë tifozët që do të gjenden në stadium./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *