VIDEO/ Dy shtylla të Perisiçit dhe polemika për dy penallti të padhëna, Tottenhami e pëson nga arbitri kundër Liverpool-it

Ka përfunduar përballja e zjarrtë mes Tottenham-it dhe Liverpool-it. Të kuqtë kanë fituar 1-2 në këtë transfertë, ku nuk kanë munguar as polemikat. Sfida u zhvllokua në minutën e 11 të takimit, kur Salah e dërgon topin në rrjetë. Ivan Perisiç kërkon të kundërpërgjigjet vetëm 4 minuta më vonë, por shtylla i mohon golin. Pa kaluar shumë kohë Sessegnon rrëzohet në zonë pas një kontakti me Alexander-Arnoldin, por arbitri e konsidorn gjithçka të rregullt dhe nuk kërkon as ndihmën e VAR-it.

Në minutën e 39, Salah ndëshkon përsëri Tottenham-in dhe i jep qetësi Liverpool-it. Spurs-at hidhen në sulm në pjesën e dytë të lojës, por traversa i mohon përsëri golin Perisiçit në minutën e 49. Goli i vetëm për Tottenham-in do të mbante firmë ne Kane-t, i cili shënon në minutën e 70, por pa mundur t’i japë pikë skuadrës së tij. Në momentin kur po luhej minuta e fundit e kohës shtesë, Lucas Moura goditet me takë në fytyrë në zonë, por as këtë herë nuk ka penallti. Sulmuesi brazilian qendroi në këmbë pas goditjes dhe arbitri vendosi të mos e konsideronte diçka të rrezikshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online