VIDEO/ Derbi vishet bardhekaltër, një gafë e mbrojtjes së Murinjos i jep fitoren Lacios

Roma vishet bardhekaltër. Lacio triumfon me rezultatin 1-0 në “Olimpiko”. Ishte një gafë e Ibanjezit në minutën e 29 ajo që i solli humbjen Romës. Mbrojtësi i verdhekuqve porovoi të driblonte në zonën e tij, duke humbur kështu kontrollin e topit. Lojtarët e Lacios janë të vëmendshëm për të përfituar nga një “dhuratë” e tilllë dhe Felipe Anderson e dërgon topin në rrjetë. Zaniolo trondit traversën në minutën e 34-t, por pa mundur të shënojë.

Minuta në këtë sfidë të rëndësishme ka pasur edhe për Elseid Hysajn, i cili ka hyrë nga stoli në minutën e 69 të takimit. Sa i përket Marash Kumbullës, i është dashur ta ndjekë përballjen nga pankina. Lacio merr tre pikë mjaft të vlefshme sot, duke u ngjitur në vendin e tretë të renditjes, ndërsa Roma momentalisht gjendet në vendin e pestë të klasifikimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online