VIDEO/ Dy perla i shkaktojnë Vllaznisë humbjen e parë në Superiore, Kukësi ngjitet në kreun e renditjes

0

Kukësi-Vllaznia 2-0 Sh.Taipi 29′, Ndreca 80′

Vllaznia ka marrë humbjen e parë në kampionat teksa është mundur nga Kukësi në shifrat 2-0. Ndeshja u zhbllokua nga perla e Shqiprim Taipit në minutën e 29. Më herët ishte Da Silva që kishte shpërdoruar një mundësi të artë. Një ndeshje e barabartë mes dy ekipeve, por te verilindorët ishin më konkret.

Ndërkohë goli i dytë do të vinte nga Ndreca. Një tjetër realizim i bukur i mbrojtësit të Kukësit teksa të gjithë futbollistët po shihnin trajektoren e çuditshme të topit që hyri në rrjetë. Pas këtij takimi, ekipi i Longos bashkangjitet me ekipet e tjera për të ndarë kreun e Superiores. /Sport Ekspres/

Kukësi: Tafas; Ndreca, Bytyçi, Lulaj, Peposhi, Gj.Taipi, Sh.Taipi, De Lukas, Hila, Milunoviç, Feizhao

Vllaznia: Zogoviç; Gurishta, Adili, Dianje; Hakaj; Jonuzi, Heriç; Latifi, Gjurgjeviç, Viktor Da Silva; Aralica

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.