VIDEO/ Dy kartona të kuq në pak sekonda dhe një gol në minutat e fundit, Juventusi shpëton nga turpi kundër Bolonjës

Juventusi nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Bolonjës. Bardhezinjtë kanë hasur vështirësi nga ekipi kundërshtar, që gjeti golin e avantazhit në minutën e 52-të me anë të Arnautoviçit.

Ndërkohë në minutën e 84-t arbitri vendos të ndëshkojë me karton të kuq Somaron, i cili shkakton faull si lojtar i fundit. Po të njëjtin fat si ai pati edhe Medeli, që e pëson për shkak të protestave. Kështu, brenda pak sekondave, Bolonja e gjen veten me 9 futbollistë në fushën e lojës.

Epërsia numerike është shfrytëzuar në minutat e fundit të ndeshjes, kur pas një goditjeje nga këndi Vlahoviç shfrytëzon një asist fantastik të Moratës dhe shënon golin e barazimit për të shpëtuar Juventusin nga turpi mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online