VIDEO/ Dy gola dhe një asist nuk mjaftojnë për ta kthyer në hero, Rroca befasohet në frymën e fundit

Një dramë ka rezultuar sfida e sotme për Istanbulsporin, që ka barazuar me shifrat 3-3 kundër Bursaspor. Eduart Rroca ka qenë protagonist absolut i këtij takimi, megjithëse në fund as dy golat dhe asisti i dhënë nuk i mjaftuan për ta kthyer në hero. Ish-lojtari i Kukësit tundi rrjetën që në minutën e 5-të të takimit, ndërsa vetëm 7 minuta më vonë dyfishoi rezultatin.

Ndërkohë kur kronometri shënonte të 70-ën minutë, futbollisti shqiptar dhuron një asist për Ergun, që realizon një gol për kornizë. E kur në këtë moment dukej se Istanbulspori i kishte dhënë goditjen përfundimtare kundërshtarit, ajo që më pak pritjen ndodh.

Bursaspor reagon menjëherë pas golit të tretë, duke tundur rrjetën e ekipit nga Stambolli, ndërsa vetëm 4 minuta më pas shënon edhe të dytin. Pavarësisht se ishin ende duke udhëhequr, Istanbulspori nuk arrin dot të ruajë epërsinë, teksa Rroca me shokë befasohet në frymën e fundit, atje kur në minutën 3-të të shtesës rivali barazon gjithçka dhe rrëmben një pikë nga kjo përballje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online