VIDEO/ Gjimshiti triumfon mbi Romën e Kumbullës, Atalanta trondit verdhekuqtë me përmbysjen spektakolare

Mbrëmja e sotme ka rikthyer Atalantën te fitorja. Berat Gjimshiti ka shijuar 3 pikët sot kundër ekipit të Marash Kumbullës, i cili nuk u aktivizua në fushën e lojës. Roma gjen shumë shpejt rrugën e rrjetës, me Xhekon që kalon skuadrën në epërsi që në minutën e 3-të të takimit. Një nisje e vrullshme për verdhekuqtë, por që u zbeh me kalimin e minutave.

Në pjesën e dytë Atalanta tregon një tjetër fytyrë dhe realizon një përmbysje të spektakolare ndaj kryeqytetasve. Zapata është i pari që hap serinë e golave në minutën e 59, ndërsa më pas është Gosens dhe Muriel që në harkun kohor të 2 minutave i dërgon shifrat në 3-1, me kolumbianin që mashtron mjaft bukur portierin e Romës për ta dërguar topin pas shpinës së tij.

E megjithatë djemtë e Gasperinit nuk janë kënaqur me një rezultat të tillë. Kur mbeteshin edhe 5 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Iliçiç vulos rezultatin përfundimtar me golin e tij. Atalanta merr kështu një fitore bindëse 4-1 kundër një kundërshtari aspak të lehtë si Roma, që ka synime të larta këtë sezon në Serie A./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/AlertaBola/status/1340706773737623555

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online