“Këtu edhe taksitët bëjnë analistin”, Egbo: Te Vllaznia shoh diçka që kishte Tirana ime, ja pengu me bardheblutë

Pas shkarkimit të papritur nga Tirana, Emanuel Egbo po shijon pak momente pushimi, për t’u rikthyer më pas sërish në krye të pankinës. Ish-trajneri i bardhebluve ka dhënë një prononcim për mikrofonin e “ABC News”, ku tregon rreth ofertave që ka pasur këto kohë, ndërsa zbulon se nuk mungojnë as ato jashtë Shqipërisë. Egbo rrëfen fenomenet negative në vendin tonë, teksa sheh si problem faktin se të gjithë kërkojnë të marrin përsipër rolin e analistit. Në fund komenton edhe këtë sezon të Superiores, që po dominohet nga Vllaznia, tek të cilët nigeriani sheh të përbashkëta me Tiranën e tij.

“Isha në bisedime me disa klube. Por unë kam parimet e mia të punës. Nuk ramë dakort. Në Shqipëri trajneri është edhe psikolog edhe menaxher. Ka interesime edhe nga Shqipëria, nga Kosova, edhe jashtë. Unë e kam plotësuar dëshirën që kisha më përpara. Doja ta fitoja edhe njëherë kampionatin me këtë klub. Pengu që më ngelet është ta çoja ekipin në grupe, të Championsit apo Europa League. Po ta kishim të plotë ekipin kundër Jang Bojs, mendoj që do ishim futur në grupe.

Ekziston një fenomen këtu në Shqipëri, ku edhe taksistët analizojnë futbollin. Edhe në televizione shikon njerëz që nuk kanë luajtur asnjëherë futboll dhe analizojnë ndeshjet. Problemi kryesor është fakti që njerëzit nuk shohin punët e tyre.

Unë e shoh diçka që e kishte Tirana vjet te Vllaznia. Atë unitet, atë harmoni, ku në momentin që bëhet gol që nga pankina futen në fushë dhe të gjithë bashkë festojnë. Mendoj se ata do të vazhdojnë, por është ende shumë herët, sepse aty-aty janë ekipet”, ka deklaraur Emanuel Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online