VIDEO/ Duro zbret me këmbë në tokë Vllazninë, Laçi fiton ndeshjen e çmendur në Shkodër

LIVE, Vllaznia-Laçi 1-2 Imeri 66’/ Nuabueze 58′, Harmon 72′

Kambanat kishin nisur të binin për Vllazninë që pas dy barazimeve të marra së fundmi, ndërsa sot të vinte momenti kur kuqeblutë do të ngrinin flamurin e bardhë. Shkodranët ishin duke fluturuar këtë sezon, por Shpëtim Duro i zbret sërish me këmbë në tokë. Vllaznia dhe Laçi kanëë dhuruar një sfidë të çmendur ditën e sotme, ku në fund 3 pikët i ka bërë të vetat skuadra kurbinase.

Bardhezinjtë këmbëngulën për golin gjatë 45 minutave të para, megjithëse për të tundur rrjetën duhet të prisnin minutën e 59. Kirian Nuabueze nis festën për Laçin, por që do të shuhej shpejt nga Imeri, i cili vetëm pak minuta më vonë vendos përkohësisht baraspeshën.

Më pas ishte Dave Harmon ai që mposht portierin Zogoviç vetëm pak kohë pasi hyri në fushën e lojës, duke shtangur ekipin e Brdariç. Vllaznia hidhet e gjitha përpara, ndërsa gjatë kundërsulmi të rrezikshëm Obanor mund t’i ndalë vetëm me karton të kuq. Mbrojtësi nigerian lë skuadrën me 10 lojtarë në minutën e 79, por epërsia numerike nuk shfrytëzohet nga kuqeblutë për të dalë me pikë nga “Loro Boriçi”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Kruja, Jonuzi, Marku, Isaevski, Imeri, Hoxhaj, Dilaver

Laçi: Sherri, Malota, Ignjatovi, Obanor, Marku, Shehu, Deliu, Lushkja, Musta, Xhixha, Nuabueze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online