“Nuk është e lehtë të gjesh të duhurin“, trajneri i Veronës ndjen mungesën e Kumbullës: Me të e kishim zgjidhjen

Ka kaluar gjysmë sezoni, por te Verona vazhdojnë të ndjejnë mungesën e Marash Kumbullës. Ky i fundit ishte një titullar i padiskutuar me verdheblutë, duke zgjidhur çdo dilemë të mundshme në qendrën e majtë të mbrojtjes me 3 për Juriç. Trajneri i Veronës është shprehur në konferencën e sotme për shtyp se ky pozicion është kthyer në një problem të përhershëm për ta që nga largimi i Kumbullës.

“E treta në të majtë është gjithmonë një problem për ne. Nuk është e lehtë të gjesh një mbrojtës të tretë në të majtë me karakteristikat e duhura. Nëse vendos një qendër të pastër humbet diçka në ndërtim, nëse vendos Federikon humbet pak lartësi. Unë zgjedh bazuar në këtë.

Në të djathtë kemi zgjedhje shumë të mira dhe më vjen keq që nuk lejoj dikë të luajë më shumë, ndërsa në të majtë ne jemi gjithmonë kështu. Me Kumbullën ne mundëm të gjenim zgjidhjen, këtë vit e gjejmë pak”, ka thënë Ivan Juriç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

One thought on ““Nuk është e lehtë të gjesh të duhurin“, trajneri i Veronës ndjen mungesën e Kumbullës: Me të e kishim zgjidhjen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online