Interesim i madh i tifozëve për rikthimin e Kukësit në shtëpi dhe për të parë stadiumin e ri. Pas tre viteve larg shtëpisë, verilindorët do të luajë sot në qytetin e tyre kundër Laçit. Në “Kukës Arena” kanë nisur të mbërrijnë edhe tifozët e parë.
Biletat do të shpërndahen falas, por tifozët duhej të pajisen me to për të mos pasur rrëmujë në këtë impiant të ri. Kukësi po gëlon dhe duket sikur do të luajë Kombëtarja, por në fakt bëhet fjalë për një ndeshje të Superiores, me pamjet që janë të shpërndara nga Supersport. /Sport Ekspres/