VIDEO/ Duartrokisni ekipin e momentit në Superiore! Festën e shkodranëve nuk u prish dot askush, Qatip Osmani kthen Vllazninë dhe mund Egnatian

Qatip Osmani ka arritur që të kthejë Vllazninë e dashur të tifozëve shkodranë! Kjo skuadër është padyshim ekipi i momentit në Superiore me tre fitore dhe dy barazime në pesë ndeshjet e fundit.

Në ditën e sotme, shkodranët kanë fituar me shifrat 2-1 kundër Egnatias. Bekim Balaj shënoi golin e parë në minutën e 2, ndërsa në të 27, Ndreca realizoi një perlë të vërtetë. Por te Vllaznia jo vetëm që nuk u demoralizuan, por Gruda i dha avantazhin në të 54 dhe praktikisht golin e fitores.

Sot Vllaznia festonte 105 vjetorin e themelimit dhe askush nuk mund ta prishte dot festën e klubit të Shkodrës. Me këtë fitore, shkodranët kanë hapur kampionatin duke shkuar 40 pikë, po aq sa Partizani dhe vetëm 8 pikë larg Egnatias, duke rihapur llogaritë e vendit të parë. /Sport Ekspres/

Gruda
byu/Albaniafootball insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online