VIDEO/ Dritë në fund të tunelit për Juventusin, bardhezinjtë eliminojnë Lacion dhe shkojnë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

0

Më fund ka dritë në fund të tunelit për Juventusin. Pas krizës së krijuar me dënimin e marrë nga Gjykata Federale, bardhezinjtë ngushëllohen me kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. “Zonja e Vjetër” është përballur sot me Lacion, të cilën e ka mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0.

Goli i vetëm i takimit u shënua në fund të pjesës së parë. Bremer merr një krosim të bukur nga Kostiçi në minutën e 44-t, të cilin me pas e shndërron në gol. Tashmë Juventusi do të përballet me Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Ndoshta ky trofe do të jetë mundësia që bardhezinjtë të shpëtojnë sezonin e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.