VIDEO/ Driblon tre lojtarë dhe më pas tund rrjetën, Haland rikthehet i frikshëm nga dëmtimi

Erling Haland vazhdon të dëshmojë se është një makineri golash në Bundesligë. Sulmuesi norvegjez po tregon çdo javë se është i pandalshëm në zonën kundërshtare dhe premton të ngjitet në nivelet e Mesit dhe Ronaldos në vitet e ardhshme. Futbollisti 20-vjeçar ka realizuar një dopietë në përballjen e sotme mes Lajpcigut dhe Dortmundit, të fituar me shifrat 1-3 nga këta të fundit.

Goli i parë për të do të vinte në minutën e 71, ku edhe pse mes disa kundërshtarëve, ia del të driblojë me sukses për të hapur më pas aksionin në krah. Djaloshi nordik shkon menjëherë në zonë për të zënë pozicionin e tij, nga ku edhe tund rrjetën me kokë. Ndërkaq, në minutën e 84-t shënon edhe dopietën e tij personale dhe të tretin për Dortmundin, teksa pasi kalon edhe portierin e ndal topin në rrjetën e zbrazët.

Haland rikthehet kështu frikshëm pas dëmtimit, që e la jashtë për plot 7 ndeshje. Sulmuesi i talentuar ka vendosur shifra mbresëlënëse këtë sezon, pasi në vetëm 10 takime të luajtura në Bundesligë ka arritur të shënojë 12 herë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *