VIDEO/ Dramë, tension, njerëz të pautorizuar që hynë në fushë dhe Murataj humbi penallti! Ndodh gjithçka në fund te Kukësi-Partizani

Kukësi vazhdon të tregohet një fortesë ndaj ekipeve të mëdha në Superiore. Verilindorët u menduan si të rënë nga elita para kohe, por nën drejtimin e Stavri Nicës ndryshoi gjithçka. Në ditën e sotme, Kukësi mori një barazim 1-1 kundër Partizanit. Goli i parë i takimit u realizua në minutën 80, kur Beshiraj, ish-lojtari i Tiranës, tundi rrjetën dhe solli avantazhin e verilindorëve. Vetëm dy minuta më vonë ishte Mensah që barazoi gjithçka.

Në aksionin e fundit, pas një goditje dënimi, ishte portieri i Kukësit që bëri një gabim të madh në dalje dhe shkaktoi penallti. Kjo krijoi tension të madh, teksa disa persona të pautorizuar për të shkelur fushën, hynë për të treguar gjithë inatin e tyre karshi arbitrit. E si për të mbyllur gjithë këtë dramë, ishte Murataj që gaboi nga penalltia në fund. /Sport Ekspres/

Kukësi: Tafas, Reçi, Lamçe, Lala, Murati, Momoh, Mota, Fejzaj, Salami, Beshiraj, Rivas. Trajner: Stavri Nica

Partizani: Qirko, Hadroj, Janjeva, Sota, Atanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Maguette, Cara, Mba, Keko. Trajner: Arbër Abilaliaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online