“Nuk kisha parë një ndeshje që të mbyllej kështu”! Murataj humbi penalltinë e fitores, trajneri i Partizanit: I vetmi lojtar që ishte gati për të gjuajtur nga 11 metrat

Kukësi vazhdon të tregohet një fortesë ndaj ekipeve të mëdha në Superiore. Verilindorët u menduan si të rënë nga elita para kohe, por nën drejtimin e Stavri Nicës ndryshoi gjithçka. Në ditën e sotme, Kukësi mori një barazim 1-1 kundër Partizanit.

Goli i parë i takimit u realizua në minutën 80, kur Beshiraj, ish-lojtari i Tiranës, tundi rrjetën dhe solli avantazhin e verilindorëve. Vetëm dy minuta më vonë ishte Mensah që barazoi gjithçka. Në aksionin e fundit, pas një goditje dënimi, ishte portieri i Kukësit që bëri një gabim të madh në dalje dhe shkaktoi penallti. Kjo krijoi tension të madh, teksa disa persona të pautorizuar për të shkelur fushën, hynë për të treguar gjithë inatin e tyre karshi arbitrit. E si për të mbyllur gjithë këtë dramë, ishte Murataj që gaboi nga penalltia në fund. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Abilaliaj: “Nuk konkretizuam rastet tona, vuajmë mungesën e finalizimeve dhe kjo na dëmton. Kishim raste me Rrapaj dhe penalltia në fund që ndalet në shtyllë, nuk kisha parë një ndeshje që mbyllet në këtë farë mënyre. Penalltia? Ne i përcaktojmë 3 lojtarët që godasin nga penalltia, por duke parë emocionet e lojtarëve, vendosëm për kapitenin Muratajn. Është e paprecedentë që shkoi kështu, por i vetmi lojtar që ishte gati psikologjikisht për të goditur penalltinë në atë moment ishte Murataj. Me pjesën e parë jam shumë i kënaqur për mënyrën sesi luajtëm, sesi dilnim në sulm edhe në kushtet e fushës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online