VIDEO/ Dortmundi i bën nder Leverkusenit, mposht Bajernin në Mynih dhe e dërgon -13 pikë larg kreut

Bajer Leverkuseni është gjithnjë e më afër titullit kampion. Një dhuratë e bukur i vjen edhe nga Dortmundi. Verdhezinjtë i bëjnë një nder “aspirinave”, duke mposhtur Bajernin në Mynih. Adejemi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10 të takimit, ndërsa në minutën e 83-të ishte Riersoni ai që vulosi fitoren për Borusian.

Harri Kejni ngushtoi diferencat në minutën e 89 të takimit, por goli i tij u konsiderua i pavlefshëm dhe në pozicion jashtë loje. Me këtë humbje Bajerni i Mynihut thellon diferencën me kreun e Bundesligës. Tashmë Leverkuseni është shkëputur 13 pikë përpara dhe duket se është çështje javësh që titulli të shkojë në duart e ekipit të Alonsos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/