Bazeli ka marrë një fitore me goleadë kundër Cyrihut. Takimi ka përfunduar me shifrat e thella 4-0, në një 90 minutësh të dominuar tërësisht nga Bazeli. Statistikat flasin qartë në favor të tyre, teksa kundërshtarët nuk kanë goditur asnjëherë portën. Gjithçka nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për Cyrihun, teksa që në minutën e 5 mbeten me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Kardozos.
Ky episode hapi rrugën e golave për Bazelin. Protagonist për këta të fundit ishin edhe dy futbollistët shqiptarë, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës dyfishon rezultatin në minutën e 30 të takimit, ndërsa në pjesën e dytë do të dhuronte asist për patriotin e tij, Kasamin, që tund rrjetën për të tretën herë për Bazelin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1393646867494416385