Atalanta është duke bërë atë që di të bëjë më mirë mbrëmjen e sotme, teksa po udhëheq me shifrat 0-3 kundër Midtjilland. Bergamaskët nuk dinë të ndalen sapo shkelin në tapetin e gjelbër dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as ndeshjet e Championsit. Por goli i parë mund të mbante firmën e një shqiptari. E çfarë goli do të ishte!
Një top i bukur harkohet në zonë dhe nga aty Berat Gjimshiti tenton spektaklin, por shoku i skuadrës, Romero i prish planet. Mbrojtësi shqiptar fluturon në ajër për të realizuar një roveshatë, që nëse do të realizohej do të kishte vlerën e 3 golave. Por Romero gjendej pak më para tij dhe e dërgon topin drejt Zapatas, që më pas tund rrjetën për të ngritur siparin e golave në Danimarkë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
And now Zapata scoring for Atalanta as well, so jealous haha https://t.co/f4azvuFT0N
— Roberto Rojas (@RobertoRojas97) October 21, 2020