Zyrtare/ Vllaznia pranon dorëheqjen e Suad Licit, prezantohet pasardhësi në rolin e administratorit të klubit

Suad Lici ka njoftuar prej disa ditësh dorëheqjen e tij nga posti i administratorit të klubit të futbollit Vllaznia, ndërsa ditën e sotme gjithçka është bërë zyrtare. Kërkesa e Licit ka marrë miratimin e Këshillit Mbikëqyrës të skuadrës shkodrane, që menjëherë ka menduar edhe për njeriun i cili do të zërë vendin e administratorit të klubit, të lënë bosh tashmë.

Është Benjamin Naku emri që do të marrë përsipër këtë pozicion në klubin historik të futbollit shqiptar. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Vllaznisë, që përmes një njoftimi në faqen zyrtare prezanton ish-sportistin dhe njëkohësisht një personalitet në fushën e edukimit fikiz. Ndërkohë bëhet me dije se Suad Lici do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve, por këtë herë si Koordinator Teknik./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit të Vllaznisë:

KF Vllaznia bën të ditur se administratori i klubit, z. Suad Lici, ka kërkuar dorëheqjen nga ky pozicion për arsye të angazhimeve të tij personale.

Këshilli Mbikëqyrës është njohur me kërkesën e z. Lici, e ka shqyrtuar dhe ka vendosur pranimin e saj. Në vazhdim, Këshilli Mbikëqyrës ka diskutuar për administratorin e ri të KF Vllaznia dhe ka vendosur emërimin e z. Benjamin Naku në këtë pozicion.

Naku njihet për karrierën e suksesshme si sportist, por edhe si pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik e Sporteve, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Dëshirojmë të shprehim falenderimin tonë për punën e bërë nga z. Lici. Ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij pranë KF Vllaznia, tashmë në pozicionin e Kordinatorit Teknik.

Njëkohësisht i urojmë z. Benjamin Naku suksese në detyrën e re.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online