VIDEO/ Do i rëndojë më shumë se humbja, momenti kur Florian Marku zhburrëron boksierin nga Meksika

Një ndeshje që shkoi përtej pritshmërive ishte ajo mes Florian Markut dhe Miguel Parra. Meksikani ishte i 250 në botë, por arriti që ta vendoste jo pak në vështirësi boksierin shqiptar, për të diskutuar seriozisht edhe humbjen në “Air Albania”.

Në fund ishte Marku që ia doli duke mos zhgënjyer tifozët e shumtë në kryeqytetin shqiptar. Sigurisht, nuk ka munguar edhe spektakli. Gjatë gjithë kohës kur Marku godiste kundërshtarin, Parra zgjidhte që të përqafohej duke shmangur momentin e vështirë.

Rrëzimi në tokë në raundin e tetë ishte goditje e rëndë për Markun, pavarësisht se ia doli që të ringrihej sërish. Boksieri shqiptar u hakmor në raundin e 10 ku pas përqafimit tjetër të Parras, Marku do të bënte disa skena që e zhburrëruan meksikanin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *