VIDEO/ “Djalli” nuk e pushton dot “Anfield Road“-in, Liverpool përmbys Milanin dhe siguron tre pikët e para në Champions

0

Liverpool-Milan ka dhuruar plot emocione dhe gola mbrëmjen e sotme. Dominimit të të kuqve gjatë pjesës së parë italianët i janë kundërpërgjigjur në minutat e fundit. Dy gola në dy minuta në fraksionin e parë të lojës befasuan të gjithë skuadrën e Liverpool-it, ndërsa në krahun tjetër riktheu festën e munguar gjatë në arenën europiane.

Por pavarësisht kësaj, “djalli” nuk ia doli të pushtonte dot “Anfield Road”-in. Sapo nis pjesa e dytë e përballjes Salah vendos baraspeshën, ndërsa më pas është kapiteni Henderson ai që me një goditje mjaft të bukur nga jashtë zone përmbys Milanin dhe i jep tre pikët e para skuadrës së tij. Vendasit dominuan të gjithë takimin dhe në fund edhe rezultati iu përgjigj statistikave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.