VIDEO/ “Djall” dhe “ëngjëll” në të njëjtën kohë, Ramos u kthye në portier dhe i shmang Spanjës golin e sigurt

Nëse Sergio Ramos ka menduar një mënyrë sesi të behet lajmi i ditës, sigurisht që ja ka dalë mbanë. Kapiteni i Real Madridit dështoi të shënonte dy herë nga pika e bardhë e penalltisë, duke sjellë zhgënjim mjaft të madh tek tifozët që ishin duke shpresuar për një përmbysje të rezultatit.

Megjithatë këto gafa nuk ja heqin aspak meritat Ramosit si një nga mbrojtësit më te mirë në botë. Në minuten e 54 të takimit portieri i Spanjës, Unai Simon bëri një dalje të pamenduar. Do të ishte pikërisht Sergio Ramos ai që do të ndalte ndalte ndëshkimin e dytë nga Zvicra, që mund t’i sillte knockoutin skuadrës iberike.

I gjendur në vendin e portierit brenda katërkëndëshit, kapiteni shpëton Spanjën nga një gol i sigurt. I hoqi Kombëtares së tij fitoren nga duart, por njëkohësisht arsyeja përse “furia e kuqe” nuk doli e mposhtu nga stadium mbetet sërish Serxho Ramos, i cili në këtë ndeshje rezultoi “djall” dhe “ëngjëll” në të njëjtën kohë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/KieranCFC88/status/1327719304406708225

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online