Kros e quajti idiot! Festimi i Aubamejang përplas lojtarët, thumbime në rrjetet sociale

Mënyra e të festuarit të Aubamejang ka përplasur këtë të fundit me lojtarin e Realit të Madridit, Toni Kros. Mesfushori gjerman e ka quajtur si idiot dhe pa kuptim festimin e golave si superheronj të sulmuesit të Arsenalit. Por lojtari nga Gaboni ka vendosur të mos qendrojë në heshtje dhe ka reaguar në rrjetet sociale për të shpjeguar përse vepron në atë mënyrë pasi tund rrjetën.

“Meqë ra fjala, a ka fëmijë ky Toni Kros? Sa për ta kujtuar, e kam bërë për djalin tim disa herë dhe do e bëj sërish. Shpresoj që të kesh fëmijë një ditë dhe ti bësh të lumtur si kjo nxënësit e kësaj shkolle fillore”, shkruan fillimisht Aubamejang, i cili etiketon gjermanin në postimin e tij.

Megjithatë përgjigja nuk ka munguar as nga Toni Kros. Mesfushori i Realit të Madridit ka shpërndarë postimin e lojtarit të Arsenalit, duke shkruar fjalët: “Ky Toni Kros ka 3 fëmijë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online