VIDEO/ Donte të poshtëronte portierin, Ramos humbet dy penallti dhe i heq fitoren nga duart Spanjës

Shpesh herë ka bërë rolin e heroit me golat e tij apo me ndërhyrjet e sakta në zonë, por këtë herë historia ka tjetër fytyrë për Serxho Ramos. Spanja nuk ka mundur të shkojë përtej një barazimi kundër Zvicrës dhe këtu faji i takon vetëm kapitenit të “furisë së kuqe”.

Atë që nuk e bënte prej kohësh e ka kryer dy herë brenda 90 minutash. Dy herë është gjendur përballë portierti Somer nga pika e bardhë e penalltisë, por asnjëherë nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetë. Madje në minutën e 80, atëherë kur rezultati ishte në shifrat 1-0 për helvetët, tenton të poshtërojë gardianin zviceran me një goditje tejet të lehtë, por që në fudn topi përfundon në duart e Somer.

Spanja barazon në minutën e 90 të takimit, por ato dy penallti të humbura nga Serxho Ramos do të peshojnë shumë mbi të. Nëse do të kishte lënë mënjanë arrogancën dhe spektaklin, atëherë spanjollët do të largoheshin nga Zvicra me 3 pikët nga kjo përballje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online