VIDEO/ Djali i Simeones fal Strakoshën me portën bosh, portierit shqiptar i bën keq presioni i Reinës

Lacio ka luajtur sot ndeshjen e parë të sezonit të ri të Serie A. Bardhekaltrit kanë fituar me shifrat 0-2 në transfertën kudnër Kaljarit, megjithëse skuadrës nga Sardenja nuk i kanë munguar rastet. Titullar nga minuta e parë ka qenë sërish Strakosha, i cili e ka fituar duelin me Pepe Reinën në ndeshjen hapëse të kampionatit italian.

Megjithatë presioni i veteranit spanjoll duket se i bën keq portierit shqiptar. Strakosha nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë sot, duke mos bindur mjaftueshëm në fushën lojës, pavarësisht se në fund Lacio del me rrjetën e paprekur nga loja. Shanset për Kaljarin ishin prezente, por djali i Simeones, Xhovani Simeones, fal gardianin e Kombëtares kuqezi me portën bosh. Topi i grushtuar nga Tomas Strakosha përfundon në këmbët e argjentinasit, por ky i fundit bën më të vështirën dhe në të gjithë kuadratin e zbrazët zgjedh ta dërgojë topin mbi traun e portës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/sitnikovaarkad5/status/1309903650538639368

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online