Largimi i Suarez solli kritika, Koeman ia lë barrën drejtuesve: Dukem unë si personazhi negativ, por ishte vendim i klubit

Klubi i Barcelonës ka qenë i përfshirë në një rebesh kritikash kohët e fundit, duke nisur që nga mënyra se si u trajtua ikona e skuadrës, Leo Mesi, e deri te mënyra e largimit të Luis Suarez. Të dy lojtarët nuk e kanë menduar dy herë të thumbojnë drejtusit e klubit dhe të drejtojnë gishtin drejt tyre për gabimet që po ndodhin në ekip.

Suarez u përfol të mos ishte në planet e trajnerit Koeman, duke sjellë kështu edhe largimin e tij nga Barcelona. Por kur barra e përgjegjësisë për largimin e sulmuesit uruguajan nisi të binte mbi shpatullat e teknikut holandez, është ky i fundit që e heq peshën nga vetja dhe ia vesh drejtuesve, teksa në konferencën për shtyp thekson se ishte një vendim i vetë klubit.

“Dukem si personazhi negativ në filma, por nuk jam. E kam respektuar atë (Suarezin). Nuk ishte vetëm vendimi im, por gjithashtu edhe i klubit. I uroj fat të mbarë”, ka thënë Ronald Koeman./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online