VIDEO/ Djali i Igli Tares e bën sefte në kampionat, reagimi pas golit spektakolar: Mëkat për rezultatin

Një tjetër talent shqiptar po rritet në Itali. Bëhet fjalë për djalin e ish-futbollistit të Kombëtares kuqezi, Igli Tares. Etien Tare i është bashkuar 19-vjeçarëve të Lacios këtë sezon dhe sot ka shënuar golin e tij të parë në kampionat me këtë grupmoshë. Ishte një prekje perfekte ajo e djalit të drejtorit sportiv të bardhekaltërve që e dërgoi topin në mënyrë spektakolare në rrjetë. Por pavarësisht kësaj, Lacio u mposht me shifrat 3-1 nga bashkëmoshatarët e Interit.

Një rezultat të tillë Etieni e quan një mëkat, që i zbehu atë bukur të golit të tij të parë në kampionat. Talenti shqiptar ka reaguar në rrjetin e tij social në “Instagram”, ku ka shpërndarë pamjet nga momenti kur e ka dërguar topin në rrjetë. Postimin e shoqëron me fjalët: “I kënaqur me golin, mëkat për këtë rezultat të hidhur. Tani kthejmë kokën nga Xhenoa”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Etienne Tare (@etiennetare)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online