VIDEO/ 6 gola në 6 ndeshjet e fundit, Tottenham rilind edhe njëhere Gareth Bale-n

Në fillim të sezonit të gjithë mendonin se Bale e kishte mbyllur me futbollin, por në këtë sport asgjë nuk është e pamundur. Tottenhem-i është shtëpia e tij, nga ku edhe mori vëmendjen e madhe në arenën europiane. Skuadra londineze e ka rilindur përsëri Gareth Bale-n, i cili me besimin e plotë të Mourinho-s ka arritur të gjejë formën e munguar prej vitesh.

Shifrat kanë filluar të flasin në favor të tij. Plot 6 gola në 6 ndeshjet e fundit mbajnë autorësinë së tij. Pas dopietës kundër Burnley-t, 31-vjeçari vjen me një tjetër dy golësh, këtë herë përballë Crystal Palace. Tottenham triumfoi me shifrat 4-1, ndërsa dy golat e parë janë realizuar nga Bale, i cili ka krijuar një marrëdhënie mjaft të mirë në fushën e lojës me Kane, që dhuroi 2 asiste  dhe tundi po aq herë rrjetën mbrëmjen e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/GolDiTottenham/status/1368648038395285511

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online