(VIDEO) Dita e parë e Milanit 2018-2019, Gatuzo nis të bërtasë, tifozët ovacione dhe një kërkesë!

Dita e parë e punës te Milani ka nisur ashtu si ishte mbyllur e fundit, pra sezonin e shkuar: shumë punë, shumë djersë dhe mund. “Eshtë tipike e Gatuzos, nuk ka pushim kur nis puna me të, qoftë dita e parë, qoftë e fundit…”, u shpreh Borini pas seancës së parë, teksa tifozët e pranishëm ishin të shumtë.

Rreth 1 mijë zemra kuqezi kanë rrahur fort pas kangjellave, teksa ndoqën edhe stërvitjen e parë dhe ndeshjen mes grupit, e mbyllur 0-0… Sigurisht, ajo që nuk ndryshon, të bërtiturat e Gatuzos…

Ovacione të jashtëzakonshme për të gjithë, por sidomos për trajnerin Rino Gatuzo, lojtarët Alesio Romanjoli, Hakan Çalhanoglu dhe Patrik Kutrone.

Sakaq, “Curva Sud” ekspozoi edhe një pankartë që recitonte: “Qartësi mbi të ardhmen dhe respekt për tifozët”, duke iu referuar ngjarjeve të fundit në aspektin e të ardhmes së klubit, pasi Mister Li nuk ka shlyer borxhin dhe Elliott ka nisur nga puna për të marrë në pronësi kuqezinjtë.

Mirabeli, ndërkohë, drejtori sportiv, u shpreh se “është një tjetër sezon që do të nisë. Nuk dua të flas për merkaton por për punën e këtyre djemve. Topi duhet të jetë kryefjala, jo ajo që ndodh jashtë fushe. A do të vijë një “big”? Vetëm nëse do të na duhet. Nuk marrim kot e më kot. Gatuzo është trajneri dhe çdo gjë do të bëhet sipas udhëzimeve të tij”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *