VIDEO/ Dinamo shpallet kampione e dimrit, tifozët “pushtojnë” pallatin dhe rrethimin e fushës

Dinamo është duke përjetuar një nga momentet më të mira të këtyre viteve të fundit që kanë sjellë vetëm zhgënjim për kryeqytetasit. Premtimet kanë qenë të shumta për rikthimin në Superiore, por sa herë që niste sezoni në Kategorinë e Parë, humbjet radhazi e ndryshonin objektivin për ta kthyer në mbijetesë.

Këtë herë është një tjetër histori dhe Dinamo është gjithmonë e më afër Superiore, teksa sot është shpallur kampione e dimrit. Si një provë e fortë shërben ndeshja e fundit e vitit ndaj Korabit të cilën e fituan në shifrat 1-0.

Bardheblutë kanë mbrojtjen më të mirë të kampionatit në Kategorinë e Parë dhe njëkohësisht ecuri fantastike të rezultateve. Tifozët nuk e kishin braktisur në këtë ditë të veçantë duke qëndruar jashtë rrethimit të fushës dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre kishin gjetur si zgjidhje pallatin që ndodhet afër dhe ku shihej ndeshja plotësisht. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online