VIDEO/ Dinamo merr “copën e parë të tortës”! Do të “velen” me derbi, bie edhe Tirana e Shehit

Dinamo-Tirana 2-0 Ibrahimi 26′ penallti, Skuka 40′

Dinamo ka arritur që të fitojë kundër Tiranës me shifrat 2-0 në Kupën e Shqipërisë. Kjo është hera e parë që bie Tirana e Shehit, ndërsa duhet të mësohet dhe të “velemi” me një derbi të tillë. Pas kësaj ndeshje të parë, do të vijë një tjetër Tirana-Dinamo që do të zhvillohet të shtunën për Superioren.

Pas rikthimit nga pushimi i Kombëtareve do të vijë edhe ndeshja e kthimit për Kupë, ku Tirana do të kërkojë që të përmbys fitoren e Dinamos. Dy derbi që pritet të jenë edhe më të zjarrtë se ky i sotmi, atje ku skuadra e Shkëmbit arriti që të triumfojë.

Në golin e parë ishte Skuka që fitoi penallti pas ndërhyrjes së gabuar të Bekajt. Agim Ibrahimi nuk mund të gabonte duke e dërguar topin në rrjetë nga 11-metrat. Ndërkohë pas një pasimi të bukur të Cinedu në minutën e 40, ishte Skuka që kaloi mbrojtësin e Tiranës dhe dyfishoi rezultatin.

Tirana u përpoq që të ngushtonte diferencat, ndërsa Bakaj që mori vendin e Harizaj tregoi se ishte i pakalueshëm. Në minutat e fundit ishte Hoxhallari që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, për të lënë fushën e blertë. Më shumë ndikim kjo mungesë do të ketë në ndeshjen e radhës për Tiranën, që nuk duhet të llogarisë kapitenin e saj. Dinamo merr copën e parë të tortës, duhet të presim sesi do të ndahen edhe dy të tjerat. /Sport Ekspres/

Dinamo: Harizaj, Imami, Isaevski, Siljanovski, Demiri, Haxhiu, Sidibe, Mihana, Ibraimi, Skuka, Çinedu

Tirana: Bekaj, Përgjoni, Behiratçe, Hoxhallari, Toli, Toshevski, Najdovski, Limaj, Hoti, Seferi, Ngo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online