Në futbollin tonë jemi mësuar që sidomos në kategoritë e ulëta, të kemi raste të dhunës, gjë që normalisht nuk duhet të jetë kurrsesi pjesë e sportit më të bukur në botë. Gjithsesi episodi që do ju sjellim më poshtë, është me të vërtetë diçka që nuk mund t’i përkasë futbollit.
Në një ndeshje të vlefshme për ligën e dytë të Indonezisë, midis vendasve të Gresik dhe miqve të Persiëwa Wamena kanë ndodhur skena të tmerrshme. Ka qenë pikërisht minuta e 78-të e takimi kur gjyqtari kryesor ka akorduar një penallti në favor të Gresik dhe lojtarët e Persiwa nuk e kanë kapërdirë lehtë këtë fakt. Futbollistët e ekipit mik kanë vërshuar drejt arbitrit duke e goditur me çfarë kanë mundur deri sa janë qetësuar dhe nga lojtarët e ekipit kundërshtar.
Çudia më e madhe nuk përfundon me kaq. Vetëm pas 10 minutave pushim ndeshja ka rinisur përsëri, teksa 2 lojtarë të Persiwa janë ndëshkuar me kartonë të kuq. Penalltia në favor të Gresik është gjuajtur dhe sfida ka përfunduar në shifrat 2-1.