Një episod mjaft i çuditshëm ka ndodhur në ndeshjen midis 19-vjeçarëve të Juventusit dhe Sasuolos. Protagonisti i kësaj ngjarje është 17-vjeçari senegalez, Mamadu Kali Sene.
Gjatë një goditje këndi sulmuesi bëri një gabim fëmijëror që vështirë ta keni parë ndonjëherë. Gjatë tentativës për t’i pasur shokut të skuadrës fare pranë, Sene nxjerr jashtë topin për habin e të gjithëve.
Megjithëse topi u pasua me këmbën e dobët, kjo nuk mund të shërbejë si justifikim. Me siguri shokët e ekipit do t’ia kujtojnë gjatë këtë gafë.