Kastrioti arriti që të mposhte Tomorin me rezultatin 2-1 në ndeshjen finale ku përcaktohej ekipi që do të jetë pjesë e Superiores në sezonin e ardhshëm. Dëshira nuk e kalon dot mundësinë! Pavarësisht se ekipi i Beratit kërkonte që të rikthehej në elitën e futbollit shqiptar pas shumë vitesh, cilësia e krutanëve bëri diferencën.
Goli i parë erdhi nga Mehmeti në fundin e pjesës së parë, ndërsa Rezi dyfishoi shifrat në të 62. Kjo erdhi si goditje e madhe për Tomorin që u godit edhe në aspektin moral. Në minutën e fundit të takimit ishte Qato që ekzekutoi saktësisht goditjen e dënimit për të ngushtuar diferencat, por në atë moment arbitri Kridens Meta vërshëlleu edhe për fundin e takimit. Në këtë mënyrë është Kastrioti që vijon të mbetet në elitën e Superiores. /Sport Ekspres/
Kastrioti: Hidi, Çela, Husein, Shkalla, Okebugu, Prodani, Mehmeti, Moraes, Bardhi, Rezi, De Silva.
Tomori: Haremi, Bajramaj, Ruço, Caco, Gava, Kasmollari, Marku, Nako, Qato, Pepa, Canka.