VIDEO/ Derbi Tirana-Partizani kalon nga fusha e futbollit në parket, Hysenagolli: Ta bëjmë si në futboll!

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit kalon nga fusha e futbollit në parket. Këtë herë është kampionati kombëtar i basketbollit që kulmon në javën e tretë me derbin e zjarrtë. Para kësaj ndeshje, në “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari kanë folur nga të dy krahët. Basketbollisti i Tiranës, Endrit Hysenagolli, shpreson se do të jetë e njëjta panoramë pas ndeshjes ashtu si edhe në Air Albania, për të festuar bardheblutë.

“Atmosfera është shumë e mirë, sidomos pas fitores ndaj Rahovecit në Ligën Unike. Derbi është gjithmonë i zjarrtë. Partizani ka ekip të mirë, megjithëse nuk ka marrë rezultate pozitive në javët e para. Shpresoj të fitojmë ne në fund. Shpresojmë shumë që ta bëjmë si Tirana e futbollit, që të fitojmë në derbi”, tha Hysenagolli.

Nga krahu tjetër, pjesëtari i Partizanit, Mired Jani uron që të jenë sa më shumë tifozë në mbështetje që derbi të jetë i zjarrtë. “Në derbi ka atmosfertë të veçantë dhe do të jetë e luftuar nga fillimi në fund. Do të ketë rivalitet dhe unë shpresoj se Partizani do të dali me fitore. Shpresoj se tifozët do të afrohen në parket, ashtu si edhe në futboll. Sa më shumë tifozë të ketë, aq më shumë do të jetë i rivalizuar”, tha Jani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *