Përse duhet parë më shumë video-analiza sesa VAR/ Paradoksi i ekipit që ka lojën në kontroll, Partizani ka shënuar vetëm 1 gol në 6 javë

Menjëherë pas derbit ndaj Tiranës kanë nisur edhe polemikat në krahun e Partizanit sa i përket arbitrit. Një histori që nuk është re rreth pakënaqësisë të të kuqëve, ndërsa diskutimi më i madh ishte për një karton të kuq që kërkohej te Tirana. Mendime të ndryshme janë dhënë mbi këtë rast, por një gjë është e sigurt, te Partizani duhet të shohin më tepër video-analizën sesa VAR.

Çfarë nuk po funksionon me lojtarët në fazën e fund? Përse nuk mund të jenë “të këqinj” para portës së kundërshtarit? Në statistika, Partizani është skuadra më e mirë sa i përket zotërimit të topit dhe këtu vjen paradoksi më i madh. Ndërkohë në fushën e blertë, të kuqtë jo vetëm që mbajnë vendin e fundit me Skënderbeun sa i përket golave të shënuara, vetëm katër, por vetëm në një rast kanë shënuar me aksion të llogjikshëm.

Dy gola kanë ardhur nga Xhunior me penallti ndaj Skënderbeut dhe Dinamos, ndërsa ndaj Vllaznisë ishte Rrapaj që gjeti rrjetën duke goditur topin e ngecur në zonë. I vetmi rast ishte ai ndaj Kukësit ku Cara shfrytëzoi krosimin e bukur nga krahu i majtë, atje ku tregohet llogjika e aksionit. Vetëm gjashtë ndeshje dhe një gol me aksion, pa harruar edhe dominimin e kundërshtarëve në mbajtjen e topit. Me siguri që te Partizani ka një probleme të tjera përveç VAR… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online