VIDEO | Dëmtim i frikshëm në boks, edhe gjyqtari “skuqet”

Një dëmtim horror ka ndodhur në përballjen e midis boksierëve Badu Xhek dhe Markus Brouni. Në duelin e vlefshëm për divizionin e peshave “light heavyweight” (deri në 81 kilogramë), pati një përplasje aksidentale kokë më kokë. Incidenti ndodhi në raundin e shtatë dhe suedezit Badu Xhek, iu shkaktua një e plagë e thellë në ballë.

Në mënyrë të pabesueshme, konsulenti mjekësor i takimit vendosi që ta lejonte suedezin të vazhdonte duelin edhe pse gjakderdhja nga balli i boksierit nuk kishte të pushuar.  Në pesë raundet e mbetura Xhek shtrëngoi dhëmbët dhe arriti të shmange humbjen me nokaut dhe pse shikimi i tij kushtëzohej shumë nga fytyra e mbuluar me gjak.

Gjakderdhja ishte në ato nivele sa, sa që në fund të takimit dhe gjyqtari i takimit Toni Uiks ishte i mbuluar i tëri me gjak. Brouni u shpall fituesi i duelit me vendim unanim “117 – 110, 116 – 111, 119 – 108”.

https://twitter.com/allelbows/status/1087030673096036352

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *