VIDEO/ “Deja vu”! Reali i Madridit fiton me një penallti nga “mjeshtri” Ramos, të tjera polemika për favorizim të madrilenëve

0

Reali i Madridit ka një fituar një tjetër përballje në “La Liga” dhe mund të themi se ka kaluar pengesën më të madhe në kalendar. Madrilenët ia dolën me rezultatin 1-0 në transfertë përballë Atletiko Bilbaos falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Serxho Ramos në minutën e 73. Ky i fundit është kthyer në një “mjeshtër” nga 11-metrat teksa realizoi saktësisht të 18-ën radhazi.

Ashtu si edhe në ndeshjen e fundit kundër Getafes, ka pasur një “Déjà vu” të një përballje ku ka ndryshuar vetëm emri i kundërshtarit. Në rrjetet sociale vazhdojnë të përkrahin idenë se madrilenët janë duke u favorizuar nga arbitrat për të dalë te titulli kampion.

Asnjë dyshim për penalltinë e fituar nga Marcelo që u shkel nga kundërshtari në brendësi të zonës. Por në të njëjtën mënyrë do të vepronte edhe Serxho Ramos ndaj sulmuesit të Bilbaos, Garcia, me lojën që vazhdoi rregullisht. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.