Një debutim i tmerrshëm për Gonzalo Higuain që ka nisur një aventurë te re te Inter Miami. Sulmuesi i njohur dhe që ishte pjesë e Juventusit së fundmi duket se nuk po përshtatet lehtësisht në një tjetër kontinent.
Përveç humbjes në shifrat 3-0 në transfertën ndaj Philadelphia Union, Higuain humbi edhe shansin e artë në minutën e 76 për të kthyer në lojë ekipin e tij. Penalltia u ekzekutua në mënyrën më të keqe të mundshme, ndërsa topi jo vetëm që nuk u shenjëstrua në portë, por ishte aq shumë jashtë saj aq sa mund të ketë zbuluar edhe planetë të rinj.
Menjëherë nisi festa e futbollistëve vendas që zgjodhën të gëzonin përpara syve të Higuain. E këtë gjë nuk mund ta përtypte lehtë sulmuesi që kishte dëshirë të përplasej me këdo, por gjithçka u mbyll në pak sekonda. /Sport Ekspres/
Higuain skies the penalty kick ? pic.twitter.com/M5yZMMzpgI
— ESPN FC (@ESPNFC) September 28, 2020